SHBA i ka refuzuar vizën Bashës? Edith Harxhi: Informacionin e kam nga burime diplomatike

schedule20:30 - 29 Maj, 2021

schedule 20:30 - 29 Maj, 2021

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi u shpreh mbrëmë se SHBA i ka refuzuar vizën Lulzim Bashës dhe se për këtë kishte informacione.

Por në cilat burime mbështetet deklarata e Harxhit?

Pasditen e sotme nga Korça ku zhvilloi një takim me demokratët në kuadër të fushatës për zgjedhjet brenda PD-së, Harxhi tha se informacioni që kishte bazohej në “burime të natyrave të ndryshme, duke përfshirë edhe burime diplomatike”.

Rivalja e liderit demokrat në detyrë tha mbrëmë se “Zoti Basha vetë ka 4 vjet që nuk udhëton dot në Amerikë sepse i është refuzuar viza”.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor./  Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!