12 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

schedule17:32 - 29 Maj, 2021

schedule 17:32 - 29 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 12 raste të reja me COVID nga 3255 testime të kryera në total. Ndërkohë ka ndërruar jetë një person i moshës 89-vjeç nga Saranda. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.

Statistika (29 Maj 2021)

Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      118
Të shtruar në spitale      41
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                3255

Testime totale             715,526
Raste pozitive             132,297
Raste të shëruara        129,215
Raste Aktive                  633
Humbje jete                  2,449

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         291
Korçë            83
Shkodër       73
Vlorë             33
Elbasan        32
Berat             36
Lezhë           27
Gjirokastër   19
Fier               11
Kukës           10
Durrës          14
Dibër          4

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!