Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka ndaluar që qytetarët të veshin xhinse të ngushta, të rrisin flokët dhe të vendosin piercing pasi i ka cilësuar si simbole “stilit kapitalist”.
Sipas gazetës zyrtare të Koresë së Veriut, qeveria duhet të marrë masa për të ndaluar “kulturën kapitaliste”. Përveç kësaj, gazeta zyrtare e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Veriut “Rodong Sinmum” botoi një artikull që shpreh shqetësimin se tendenca e të rinjve po shkon gjithnjë e më shumë drejt Perëndimit.
Regjimi ka publikuar një broshurë që tregon se si duhet të jetë imazhi i rrobave dhe i modeleve të flokëve për çdo burrë dhe grua. Pra, burrat nuk do të lejohen të kenë flokët e gjata apo ti lyejnë ato. Anëtarët e organizatës shtetërore të të rinjve shpesh do të duhet të veprojnë si “policë të modës” dhe puna e tyre është të ndalojnë këdo që vesh rroba që duken si “të huaja”.
Xhinset e ngushta, piercing në hundë dhe buzë, si dhe bluza të firmave të njohura janë gjithashtu të ndaluara, sipas një artikulli në “Metro”./abcnews.al