Meksika miraton vaksinën Johnson&Johnson

schedule08:26 - 29 Maj, 2021

schedule 08:26 - 29 Maj, 2021

Meksika ka miratuar përdorimin emergjent të Johnson&Johnson, sipas rregullatorit të barnave. Ministri i shëndetësisë Hugo Lopez-Gatell tha në një konferencë për shtyp se vendi nuk planifikon të nënshkruajë një marrëveshje blerjeje me J&J por theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në.

Meksika ka administruar 732,001 doza të enjten, duke e çuar totalin e dozave të administruara në 29,239,997 . Vendi ka miratuar Pfizer / BioNTech, AstraZeneca, Sputnik V, Sinovac dhe CanSino për përdorim emergjent./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!