Brdaric dëshira e Tiranës, “Buba” dhe Agim Ibraimi në qendër të vëmendjes

schedule08:26 - 29 Maj, 2021

schedule 08:26 - 29 Maj, 2021

Merkato në Superiore ka nisur. Një ditë më parë Tirana zyrtarizoi për tre vite sulmuesin Taulant Seferi, pasi kishte gjetur marrëveshjen me Young Boys. Në kampin bardheblu tani mendojnë edhe për trajnerin e ri.

Mes lajmeve kryesore në faqen e parë të “Panorama Sport” dallohet dukshëm emri i Thomas Brdaric, i cili bëri një sezon të suksesshëm te Vllaznia dhe tani gazeta shkruan se Tirana po “flirton” me të.

Në Shkodër e kanë konfirmuar edhe për një sezon, por jo me një njoftim zyrtar. Për gjermanin ka edhe oferta të tjera nga jashtë vendit.

 

Një tjetër emër në qendër të vëmendjes është Agim Ibraimi, sulmuesi që te Kukësi mori shiritin e kapitenit dhe ishte një lider. Klubet kryesore të Superiore e duan, ndërkohë që edhe verilindorët duan ta mbajnë.

Te Partizani ka një çështje dhe ajo lidhet me Ferhan Hasanin. Fantazisti i marrë me bujë në janar ka pasur pak hapësira dhe prej kohësh ka shfaqur pakënaqësitë e tij të drejtuesit për minutat e pakta, madje ka kërkuar që edhe të luajë titullar.

Moduli me tre qendra, ku dy prej tyre janë gjysmë-mesfushorë, nuk i shkon për shtat Hasanit. Nga ana tjetër Daja ka qenë i qartë: “Nuk mund të ndryshoj kur ai modul e ka bërë Partizanin të luftojë për titull”. /abcnews.al