Partizani luan përballë Luftëtarit

schedule21:49 - 20 Tetor, 2018

schedule 21:49 - 20 Tetor, 2018

Partizani shkon me mungesa dhe me lodhje në stërvitje në ndeshjen ndaj Luftëtarit në Superligë. Gjirokastritët i shkaktuan vjet të kuqve humbjen më të thellë në kampionat.

Ishte padyshim ndeshja më e tmerrshme e sezonit të kaluar.

Luftëtari mundi 5-0 Partizanin, ndërsa këtë fundjavë do të vihet sërish përballë kryeqytetasve në Superligë, veçse në “Selman Stërmasi”.

Në stol për të kuqtë nuk ishte Skënder Gega, veçse trajneri i sotëm i ka kujtimet aspak të bukura nga gjirokastritët, kur u mund 2-5 brenda në Tiranë, në mesin e viteve 80-të.

“Gjirokastra në ato vite ka qenë risia e të gjithë kampionatit sepse ka pasur lojtarë jashtëzakonisht të mirë si Braho, Kalluci. Kemi pasur ndeshje ku rezultatet kanë qenë pak surprizë. Ka qenë 5-2 dhe unë kam qenë në fushë”, tha Gega.

Gjithsesi, Partizani është në krye, dhe Luftëtari pranë fundit, pra rrezik është euforia.

“Unë mendoj që çdo stërvitje mund të ketë eufori të vogël dhe puna e trajnerit dhe e stafit është që gjërat mos të dalin jashtë kontrollit”, u shpreh Gega.

Para ndeshjes, skuadra pati një darkë me presidentin Gazmend Demi dhe drejtorin e përgjithshëm, Olsi Rama.

“Familjet kanë darka kanë sebepe, kështu që unë nuk jam njeri i tavolinave, por është normale kur një grup punon kaq kohë gjatë, i pari familjes siç është zoti demi donte të takonte, donte të dilte nga rutina dhe ishte jashtëzakonisht mirë”, tregoi trajneri i Partizanit.

Lojtari ofensiv, Jasir Asani, tregon se përse po luan kaq mirë, dhe nëse do të largohet në janar.

“Kur erdhi profesor Gega te Partizani na dha liri shumë lojtarëve dhe normal te Partizani është shumë e vështirë të luash nga minuat e parë se është presion i madh. Me ndihmën e të gjithëve kam arritur të shënoj tre gola dhe jam i lumtur kur shënoj. Tani për tani jam te Partizani”, tha Asani.

Partizani ka vetëm dy mungesa, sulmuesin Lukas Kardoso, dhe kapitenin e portierin, Alban Hoxha.

Gjithsesi, problem ka qenë stërvitja, pasi Gega nuk ka pranuar të stërvitet në fushë me bar sintetik, duke pasur frikë nga dëmtimet.

Ekipi është detyruar të udhëtojë çdo ditë në Elbasan, duke u stërvitur në kompleksin “Pepa”, ku ndodhet tashmë i grumbulluar për ndeshjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!