Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tuchel: Fantastike të jem sërish në finale, gati të hedh hapin final

schedule20:37 - 28 Maj, 2021

schedule 20:37 - 28 Maj, 2021

Thomas Tuchel është gati për një tjetër finale të Champions League, të dytën radhazi. Sezonin e kaluar dështoi me PSG (Bayern Munchen fitoi 1-0), ndërsa këtë radhë ndodhet në stolin e Chelsea.

Djemtë e tij do të përballen me Manchester City të shtunën në mbrëmje (21:00) dhe tekniku gjerman shpreson ta fitojë më në fund trofeun e madh, diçka që e konfirmon për Sky Sport.

Ndihem shumë i lumtur, është fantastike të jesh për të dytin vit radhazi në finalen e Champions League, edhe pse gjithçka është ndryshe krahasuar me finalen e sezonit të kaluar.

Ndodhem këtu për të hedhur hapin e fundit. Jorginho? Ai është një lojtar mjaft strategjik, edhe kur nuk e ka topin. Ka aftësi të mëdha në leximin e ndeshjes dhe është fantastik në pasime.

Nesër do të kemi në dispozicion edhe Kovacic e Kante, të shohim se kush do të luajë nga minuta e parë“, deklaroi Thomas Tuchel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!