Teksa PD përgatitet për zgjedhjet e lidershipit brenda partisë, për ish-ministrin e Jashtëm, Besnik Mustafaj, pavarësisht përplasjeve asnjë nga demokratët nuk do të largohet nga partia.
Këtë deklaratë Mustafaj e ka bërë në “Radarin Informativ” në ABC duke theksuar se shumë prej demokratëve nuk ka besim tek Basha ndaj duheshin zgjedhjet.
Sipas Mustafajt Basha po luan rolin e viktimës por sipas tij kjo nuk do e çojë larg. Për sa i përket fushatës në PD, sipas Mustafajt, kreu aktual i PD, Lulzim Basha e ka marrë me bezdisje pasi ka një bindje që do të fitojë.
“Besoj se nuk do të largohen grupimi për PD-në. Kështu besoj dhe askush nuk do të largohet. Dhe nuk do ketë parti të re. Dhe besoj se nuk do të ketë ndonjë ike për t’ju bashkuar partive të tjera. Nuk do përçahet. Konstatoj tek një masë e madhe demokratësh se nuk kanë besim tek Basha për fitore. Kjo mungesë besimi çon në tkurrje të PD. Mënyra e fushatës nuk e heq këtë frikë. Po shohim një Bashë që po e bën pothuajse me bezdi. Po e bën për të fituar. Procesi i verifikimit ka mbaruar. Faktet janë mbledhur dhe janë paraqitur. Në këtë kuptim roli i Bashës ka përfunduar. Por duhet një analizë, ai po bën thjeshtë viktimën dhe nuk po zbulon asnjë defekt tek vetja. Edhe Tony Blair do kishte diçka. Ai po bën sikur i ka bërë mirë të gjitha. Basha duhet të bëjë analizën e 4 viteve. Viktima nuk të con larg. Për të ardhur keq por jo për të çuar larg.” /abcnews.al/