Panairi “Work & Study” në Elbasan, Kushi: Mundësi e mirë për maturantët që po përgatiten për provimet e maturës

schedule17:07 - 28 Maj, 2021

schedule 17:07 - 28 Maj, 2021

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka marrë pjesë në Panairin e Punës dhe të Studimit, organizuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Pjesëmarrës në këtë panair ishin edhe kryetari i Bashkisë së Ebasanit, Gledian Llatja dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka.

Në këtë organizim Kushi theksoi faktin se ky panair është një mundësi dhe një moment shumë i rëndësishëm, sepse sot të gjithë maturantët po përgatiten për provimet e maturës dhe shumë shpejt do të vendosin se në cilin program studimi do të studiojnë.

Sipas saj të rinjtë mund të njihen me alternativat e punësimit, me kompanitë dhe ofertat që ata kanë për punësim, por gjithashtu është një mundësi shumë e mirë edhe për vetë kompanitë, për të rekrutuar kapitale njerëzore, të rinj e të reja me energji dhe të diplomuar sipas standardeve më të mira.

“Si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, mua më vjen mirë që këtu në këtë panair nuk kemi vetëm punësimin, por kemi edhe studimin. Pra, këtu kemi universitete ndër më prestigjiozet në vend, që njohin maturantët me programet e tyre të studimit. Ë

shtë moment shumë i rëndësishëm, sepse sot të gjithë maturantët po përgatiten për provimet e maturës dhe shumë shpejt do të vendosin se në cilin program studimi do të studiojnë. Prandaj, momenti që keni zgjedhur për ta organizuar këtë panair është moment shumë i rëndësishëm.

Ndaj unë do t’i inkurajoja të gjithë të rinjtë e të rejat, të gjithë nxënësit e Elbasanit që të vijnë të informohen për të gjitha alternativat këtu”, tha Kushi.

Sakaq panairi në Elbasan do të jetë i hapur deri në fund të ditës, ministrja Kushi inkurajon të rinjtë ta vizitojnë vizitojnë atë nga afër dhe të njihen me alternativat e ndryshme që ofrohen.

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!