Rey Manaj e ka mbyllur kampionatin me 14 gola të shënuar me Barcelona B. Një pjesë të tyre i ka realizuar me penallti, kurse dy të tjerë kanë qenë mjaft të bukur.
Njëri në derbi kundër Espanyol B, kur lushnjari vallëzoi mes mbrojtësi kundërshtar dhe më pas shënoi. Tjetrin e shënoi para pak kohësh, kundër Murcia.
? Los 5️⃣ mejores GOLES de la temporada del Barça B! ???#ForçaBarçaB?? pic.twitter.com/zkngKSU1Qp
— Barça Atlètic (@FCBarcelonaB) May 27, 2021
Barcelona B madje e ka zgjedhur më të bukurin e sezonit atë gol të shënuar nga Rey Manaj. Në rrjetet sociale katalanasit kanë postuar pesë golat më të bukur të sezonit dhe i lojtarit të kombëtares shqiptare është i pari. /abcnews.al