OKB heton për krime lufte të Izraelit gjatë konfliktit të fundit në Gaza

schedule10:54 - 28 Maj, 2021

schedule 10:54 - 28 Maj, 2021

Këshilli i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara vendosi të hapë një hetim ndërkombëtar për “shkeljen e të drejtave të njeriut të kryera në territoret e pushtuara palestineze dhe në Izrael që nga prilli i kaluar”, por dhe për “shkaqet e thella” të tensioneve.

Një rezolutë – me iniciativë të Pakistanit  që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi si një fiksim i qartë anti-izraelit i Kombeve të bashkuara.

Ai theksoi se dhe njëherë më shumë një mazhorancë imorale automatike shfajëson një organizatë terroriste dhe gjenocideve e cila qëllimisht shënjestron civilë izraelitë; ndërsa transformon ata në Gaza si mburoja njerëzore.

Benjamin Netanyahu akuzoi OKB-në se po akuzon si fajtore një demokraci që vepron në mënyrë të ligjshme për të mbrojtur qytetarët e saj nga mijëra sulme me raketa. Në zemërim e sipër ai shtoi se ky teatër po tall të drejtën ndërkombëtare dhe inkurajon terroristët në të gjithë botën.

Vendimi i këshillit – i miratuar në një seancë të jashtëzakonshme me 24 vota pro, 9 kundër dhe 14 abstenime u parapri nga një fjalim i komisionerja për të drejtat e njeriut Mishel Bakelet. Përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara u shpreh se sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës gjatë konfliktit mund të përbëjnë krime lufte. Izraeli i cili nuk është pjesë e këshillit, këmbënguli se OKB është një institucion që drejtohet nga hipokrizia dhe absurdi.

Por tensione ka dhe mes Izraelit dhe Francës për shkak të fjalëve të thëna nga ministri i jashtëm Jean-Yves Le Drian, i cili në një intervistë ditët e fundit, foli për rrezik aparteid-i në shtetin hebre për shkak të dhunës mes arabëve dhe hebrenjve gjatë konfliktit.

Ministri i jashtëm izraelit kërkoi në takim ambasadorin francez për t’i shprehur qëndrimin e Izraelit. Fjalët e ministrit të jashtëm francez u konsideruan të papranueshme dhe shtrembëruese të realitetit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!