India ka shënuar numrin më të ulët të të infektuarve me Covid-19 për herë të parë në 6 javë. Vendi ka regjistruar 186.364 raste të reja gjatë 24 orëve, shifra më e ulët ditore që nga 14 Prilli, ndërsa numri i viktimave shënoi rritje.
Gjatë 24 orëve vendi regjistroi 3.660 të vdekur. Numri i rasteve në Azinë Jugore ka shkuar në 27.56 milion që nga fillimi i pandemisë ndërsa numri i viktimave në 318,895, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë./abcnews.al