E kishte mbajtur të fshehtë, këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

schedule19:17 - 27 Maj, 2021

schedule 19:17 - 27 Maj, 2021

Aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane, Emmy Rossum është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në rrjetet sociale. Emmy ka publikuar një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur, krahas së cilës ka lajmëruar se e bija ka ardhur në jetë me datë 24 maj.

“24 Maj 2021. Në mëngjesin e një të hënë me diell, në orën 8:13, ne mirëpritëm vajzën tonë në këtë botë”, ka shkruar këngëtarja.

Emmy e kishte mbajtur të fshehtë lajmin e ëmbël se ajo dhe bashkëshorti, Sam Esmail do të bëheshin prindër./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!