Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth. Ndër të tjera, në fjalën e tij, kreu i qeverisë solli në vëmendje çështjen e lëvizjes së lirë në bllok, në bazë të vaksinave për koronavirusin që janë bërë nga qytetarët.
Rama u shpreh se do të ishte e rëndë që të krijohet një pamundësi për qytetarët e Ballkanit për të udhëtuar normalisht në BE, për shkak të ndarjes së tyre në kategori. Kategoritë në këtë rast do të ishin: qytetarë që janë vaksinuar me vaksina perëndimore, dhe qytetarë të vaksinuar me vaksina lindore.
“Do të ishte shumë e rëndë, shtyrja e vendimit, për miratimin e kornizës negociuese dhe konferencës së parë ndërqeveritare, pamundësimi i qytetarëve të Ballkanit për të udhëtuar normalisht në Bashkimin Evropian për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori. Kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe atyre që kanë bërë atë lindore. Shpresoj që të mos ndodhë kështu, uroj që ju dhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që ta përçojmë këtë mesazh. S’ka pse të ndahen njerëzit në kategori, kur bëhet fjalë për të drejtën elementare të lëvizjes së lirë.”
Michael Roth uroi edhe kryeministrin për marrjen e shumicës parlamentare në zgjedhjet e 25 prillit.
“12 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, për të amortizuar pasojat e pandemisë. Unë premtoj më tepër angazhim nga të gjitha shtetet anëtare. Kryeministri e tha, ne kemi një problem me Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, normalisht duhej të zgjidheshin në nivel bilateral, jo në nivel të BE, por ne tani po ndihmojmë. Mirënjohës presidencës portugeze që po ndjekin linjën e asaj gjermane. Urimet e mia për kundrejt kryeministrit që me partinë e tij arriti një shumicë të qartë, dëshiroj që edhe këtu të mbërrihet në një raport me respekt mes partisë që qeverisë dhe opozitës.” sb/abcnews.al/