FOTO/ Misteri i shenjave në trupin e 23-vjeçares që u tha se vdiq nga infeksioni në dhëmballë

schedule14:47 - 27 Maj, 2021

schedule 14:47 - 27 Maj, 2021

Zbërthehet kuptimi i simboleve të zbuluara në trupin e Evgjeni Baxhos, 23-vjeçares që u gjet e vdekur në banesën e saj në Tiranë ku jetonte e vetme.

Burime bëjnë me dije se shenjat në trupin e të resë janë një bashkim i simboleve naziste.

Në trup, përkatësisht në bark dhe kurriz, Baxho kishte të vizatuar një shigjetë që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet, një romb që nënkupton shtëpi dhe një pamje sfurku që nënkupton mbrojtje dhe shëndet.

Policia ka marrë në pyetje të afërmit e viktimës dhe të njohur të saj, por deri më tani nuk ka ende një pistë që mund të përcaktojë shkakun e vdekjes së saj. Familjarët kanë treguar se ajo vuante nga një infeksion në dhëmballë duke mohuar që ajo të ishte predikonte ndonjë besim./Abcnews.al