Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se qeveria e kryeministrit Albin Kurti po i kap të gjitha institucionet.
“Në emër të shkapjes së shtetit të punohet me ngulm me urgjencë për kapjen e institucioneve në këtë rast të ARKEP dhe AKP të cilat i keni futur me urgjencë në rend dite”, tha Tahiri nw seancën e sotme plenare.
Ai tha po ashtu se kryeministri Kurti ka prekur temën e AKP-së për poena politikë.
“Kryeministri foli në formën më populiste, ai ka disa muaj që i ka ikë ballafaqimit me opinionin publik dhe ka prekur temën e AKP-së dhe me këtë synon disa poena politikë të cilat është duke i humbur dita ditës”, tha Tahiri.