Falsifikonte kontrata pune në Maltë dhe Kroaci dhe premtonte punësim, nën hetim 33-vjeçarja

schedule15:20 - 27 Maj, 2021

schedule 15:20 - 27 Maj, 2021

Një 33-vjeçare me iniciale M.B. është vënë në hetim nga Prokuroria pasi akuzohet se përmes subjektit të saj falsifikonte dokumentacionin dhe kontratat e punës dhe u premtonte qytetarëve vende pune.

“Më datë 26.05.2021, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, sepse nëpërmjet subjektit të saj duke falsifikuar dokumentacion dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës, u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në sektorin e ndërtimit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!