Një zjarrfikës është dëmtuar gjatë operacionit për të shuar zjarrin në një banesë në Ishull Lezhë. Siç raporton gazetari Gjergji Figuri, zjarrfikësi ka marrë dëmtime gjatë ndërhyrjes dhe është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Banesa në pronësi të R.C., u përfshi nga flakët rreth orës 13:20. Fatmirësisht familjarët kanë dalë jashtë në momentin që flakët janë përhapur.
Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se flakët janë përhapur masivisht, ndërkohë që tymi ka mbuluar zonën. Ende nuk dihet shkaqet e rënies së zjarrit. g.v/abcnews.al