Befasia vjen nga Franca. Mauricio Pochettino dëshiron të largohet nga PSG, pasi është i zhgënjyer me mënyrën se si funksionojnë gjërat në klubin francez.
Jo vetëm kaq, por raportohet se argjentinasi kërkon të rikthehet te Tottenham. Pochettino ka biseduar me presidentin e “Spurs”-ave, Daniel Levy.
Breaking | Mauricio Pochettino wants to move to Tottenham, disappointed with how certain things function at PSG & has held talks with Daniel Levy – at the moment Les Parisiens have no intention of allowing him to exit, according to TF1.
— Get French Football News (@GFFN) May 27, 2021
PSG, sipas TF1, nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet trajnerin aktual, edhe pse raportohet se raporti i tij me drejtorin sportiv Leonardo nuk është i mirë. /abcnews.al