Sociologët kërkojne politika shtetërore dhe sociale që nxisin dhe mbështesin shtimin e lindjeve. Raportet më të fundit mbi situatën demografike në Shqipëri tregojnë se popullsia jonë po shkon drejt plakjes dhe tkurrjes.
Raporti i gjendjes së popullsisë së botës për 2018, i cili përfshin 155 vende, mes të cilave edhe Shqipërinë, tregon se tendencat globale po shkojnë drejt familjeve më të vogla, martesave të vona në moshë, si dhe plakjes së popullsisë.
Sociologu Gëzim Tushi tha për ABC News se vendi ynë ndodhet në një situatë problematike në aspektin social.
Gëzim Tushi, sociolog: Rritje e numrit të popullsisë mbi 65 vjeç. Kemi qenë vendi i parë në Evropë për popullsisë më të rë në kontinent dhëe më të rinjtë në planet ,mosha mes në vitet ‘90 ka qenë 27 vjeç sot 37.5 vjec. Kjo ka efektet e veta, nga familaj tradiocialne në bërthamore. Ka rënë numri i lindjeve.
Sipas Sociologut Gëzim Tushi fenomeni i tkurrjes së lindjeve, mund të luftohet përmes politikave shtetërore e sociale që nxisin shtimin e lindjeve.
Gëzim Tushi, sociolog: Diçka duhet bërë për ta demotivuar këtë kahje sociale dhe duhet ndikuar pozitivisht . të hapen frontet e punës që të rinjtë mos ta kenë mëndjen për tu larguar, por të rrinë në këtë vend. Trajtimi i njerëzve sipas meritës.
Në Raportin e Plakjes Globale, OKB e ka renditur Shqipërinë në grupin e dhjetë vendeve që kanë pësuar plakjen dhe tkurrjen më të shpejtë të popullsisë gjatë periudhës 2000-2011. Po ashtu OKB thekson se faktorë si emigracioni dhe rënia e numrit të lindjeve do ta thellojnë edhe më tej mungesën e forcës aktive të krahut të punës. /abcnews.al