Gazetari Albert Limani ka nisur një petision për pranimin e shtetit të Kosovës në “Eurovision”. Përmes kësaj nisme, ai kërkon mbështetjen e qytetarëve për të përfshirë në listën e shteteve pjesëmarrëse në festivalin muzikor dhe shtetin tjetër shqiptar.
Për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tha se duke qenë se Kosova është pjesë e organizatave të mëdha, duhet që dhe Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU) të marrë vendimin. “Ne duam që EBU të gjejë një mënyrë ta pranojë Kosovën në festival, janë disa kritere por më shumë politike sesa teknike.”, u shpreh ai.
“Kosova është një shtet i ri dhe ka nevojë që të shfaqet në çdo garë, ne besojmë se kemi shumë artistë të rinj që janë të suksesshëm. Nuk është muzikë për një përfaqësim i përgjithshëm i kulturës së një shteti, do të ishte reklama më e mirë e një shteti.”, theksoi gazetari. /abcnews.al