Elgit Doda ka surprizuar për herë të parë publikisht bashkëshorten e tij, Klea Huta.
Edhe pse moderatorja e ka cilësuar si “indiferentë” ndaj surprizave, ai këtë herë i ka dedikuar një videomesazh nënës së djalit të tij.
Nga studio e tij muzikore, Elgiti ka thënë fjalët që çdo vajzë do të donte t’i dëgjonte.
“Sot më kanë vënë një detyrë të bëjë një videomesazh, që sigurisht do të flasë pak për ty zemër. Unë e kam ditë që ti je një potencial i fortë. Tani ti po e shfaq atë potencial të fortë si në biznes dhe në çdo aspekt të jetës. Shpresoj që të jesh një frymëzim shumë më i madh për gruan në Shqipëri. Të falenderoj shumë që je pjesë e jetës sime”, u shpreh këngëtari duke emocionuar Klean dhe padyshim të gjithë teleshikuesit. l.k/abcnews.al