Klea Huta humb njeriu më të shtrenjtë nga Covid-19: Kundër rregullave të Zotit nuk dalim dot

schedule22:24 - 26 Maj, 2021

schedule 22:24 - 26 Maj, 2021

Klea Huta ka folur për herë të parë për gjyshin e saj, i cili nuk mundi ta fitonte dot betejën me Covid-19.

E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, ajo ka treguar mes shumë emocioneve raportin që ka pasur me të.

Klea e ka cilësuar si njeriun që do ta kujtojë gjithmonë, pavarësisht se bëri gjithçka që ai të shpëtonte, por sipas moderatores, kundër rregullave të Zotit nuk dalim dot.

Një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time është gjyshi im, i cili në shkurt të këtij viti ndërroi jetë. Është një nga njerëzit më paqësor, më të brishtë, më të butë dhe më të urtë, më fjalë pak që unë kam njohur në jetën time, i cili kishte ndërtuar një marrëdhënie perfekte me gjyshen time. Nuk e ka ngritur zërin një herë se dashuria që ata kishin se ata jetojnë në fshat në Bërzhit, gjyshen e përshëndes shumë…

 Edhe pse nga mentaliteti i vendit apo nga situatat, rrethanat, të gjitha gjërat ai ka qenë një njeri zotëri, fisnik, shumë i bukur. Unë shpresoj t’i ngjaj në zemër dhe në shpirt atij. Ka shëtitur botën në kohën e komunizmit dhe patjetër që kjo gjë do e ketë ndihmuar të jetë më shumë largpamës dhe të ketë më shumë vision për jetën. Por shembulli që unë kam marrë nga ai është ndërtimi i marrëdhënies me gruan, me fëmijët, me nipërit, me mbesat, fantastik dhe besoj që sa të kem jetën nuk do njoh njeri si ai.

E kam vuajtur shumë ikjen e tij, iku shumë i ri në fakt. Bëra gjithçka që ishte e mundur që ta mbaja në jetë, por kundër rregullave të zotit nuk dalim dot, por e di që është gjithmonë me mua”, rrëfeu Huta. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!