“Artistët në Presidencë”, Meta: Sfidat e grave janë të shumta, Alimeta shembulli që nxit besim

schedule20:10 - 26 Maj, 2021

schedule 20:10 - 26 Maj, 2021

Në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, u promovua sot ekspozita me piktura e aktivistes së shoqërisë civile dhe artistes pamore nga Librazhdi, Bardha Alimeta, e cila drejton shoqatën “Një grua ndryshe”.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Meta vlerësoi punën e piktores, ndërsa theksoi se sfidat e grave janë të shumtat cilat fillojnë që në tregun e punës në pabarazinë në paga duke vijuar më tej tek diskriminimi gjinor në mungesën e barazisë në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik.

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Një mbrëmje e bukur artistike në kopshtin e Institucionit të Presidentit, ku patëm sot kënaqësinë të çelnim ekspozitën e piktores Bardha Alimeta, e cila gjithashtu është edhe një aktiviste e palodhur e mbrojtjes së të drejtave të gruas dhe fuqizimit të rolit të saj në shoqërinë shqiptare.

Sfidat e grave janë të shumta, nga vështirësitë e mëdha në tregun e punës në pabarazinë në paga, nga dhuna në familje në paragjykimet shoqërore, nga diskriminimi gjinor në mungesën e barazisë në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik.

Këto problematika bëhen akoma më të mprehta në zonat rurale apo në qytetet modeste të Shqipërisë.

Me shoqatën e saj ‘Një grua ndryshe’, Bardha ka bërë shumë për zgjidhjen e problemeve sociale të grave në qytetin e Librazhdit, duke i nxitur ato të kenë besim në vetvete dhe të luftojnë fort për atë, që duan të realizojnë në jetë.

Mes shumë përpjekjesh, sfidash e barrierash me ekspozitës e Bardha Alimetës na jep shembullin më të mirë se puna, pasioni, përkushtimi dhe dashuria për gjërat që i do fort, bëjnë të mundur çdo sukses në jetë për çdo grua dhe vajzë shqiptare.

 

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!