Më në fund, sot asnjë humbje jete nga COVID-19

schedule17:20 - 26 Maj, 2021

schedule 17:20 - 26 Maj, 2021

Një lajm i mirë ka ardhur sot nga Ministria e Shëndetësisë ku njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jetë në vendin tonë për shkak të covid-19.

Prej disa javësh vijon një trend i ulët infektimesh dhe vdekjesh për pasojë të covid-19, ndërsa sot ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se pas plot 244 ditësh, më në fund në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi i rrezikshëm Covid-19.

“LAJM I MIRË. #Covid19/ Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete sot??”, shkruan Manastirliu. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!