Ishin kthyer në makth me vjedhje në Athinë, pranga shqiptarit e pakistanezit, e pëson edhe 21-vjeçarja

schedule17:11 - 26 Maj, 2021

schedule 17:11 - 26 Maj, 2021

Një bandë hajdutësh është shkatërruar nga policia greke. Mësohet se ata akuzohen për vjedhje të shumta dyqanesh dhe makinash, kryesisht në zonat e jugut të Atikës.

Në pranga mësohet se ka rënë një shqiptar 26-vjeçar, një person tjetër nga Pakistani si dhe një vajzë e re rreth 21-vjeç. Ata u arrestuan në Iliopoli në qendër të Athinës.

Ndaj tyre u ngrit një çështje për një organizatë kriminale, për vjedhje të shumta, falsifikim e deri tek droga.

Sipas ELAS, tre personat e arrestuar kishin formuar një bandë që nga janari i kaluar. Sa i përket mënyrës së veprimit, njëri nga dy të arrestuarit, në orët e para të mëngjesit, duke mbuluar fytyrën, me një maskë kirurgjikale, u kap teksa tentoi ë vidhte në një dyqan.

Ai i transportoi sendet e vjedhura në një apartament që mbante me bashkëpunëtorët e tij në qendër të Athinës, ku i fshehën përkohësisht, për t’i shitur më vonë.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e bandës kryenin vjedhje në makina të parkuara në zona të ndryshme të Atikës.

Nga hetimi paraprak deri më tani, 29 raste të vjedhjeve – vjedhje dyqane dhe 6 raste të vjedhjeve të makinave janë hetuar, ndërsa shumë sende të vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar.

Vihet re se dy burrat e arrestuar kishin precedent të mëparshëm penale, po për vjedhje. /acbnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!