Gjykata e Apelit të Posaçëm, la në fuqi vendimin e sekuestrimit të pasurisë së ish-gjyqtarit Fatos Lulo.
Ish-gjyqtari i Kushtetueses është vënë në akuzë nga SPAK për fshehje të të ardhurave, hetim për të cilin i vuri në sekuestro një dyqan në Durrës.
Rreth një muaj më parë me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vettingu.
Ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja iu sekuestrua një apartament 60 m2 në Golem, ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulos iu sekuestrua një dyqan 172m2 në Tiranë ndërsa ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, 3 pasuri, e llojit truall në qytetin e Vlorës.
Hetimi për 3 gjyqtarët e larguar nga sistemi kishte nisur që në maj të 2020-ës për akuzën e refuzimit dhe fshehje së pasurisë.
Sipas hetimit, ka rezultuar se këto subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me të ardhurat nga burime të ligjshme.
/abcnews.al/