Historia e “djajve” të Tasmanisë, për herë të parë u shfaqën në Australi

schedule15:18 - 26 Maj, 2021

schedule 15:18 - 26 Maj, 2021

“Djajtë” e Tasmanisë, siç quhet një specie gjitarësh, u rikthyen në shkretëtirën kontinentale australiane 3,000 vite pasi këto qenie u zhdukën pikërisht atje, shkruan CNN.

Shtatë djaj të Tasmanisë – të njohur si joeys jetojnë në Barrington Wildlife Sanctuary në New South Wales. Ata janë gjithashtu një specie në rrezik sepse popullsia e tyre është reduktuar nga një sëmundje e rëndë gjatë dekadave të fundit.

Gjithashtu besohet se shkaku i zhdukjes së këtyre qenieve 3,000 vite më përpara  ishte për shkak të tufave të dingos( qen i egër), raporton abcnews.al

 

Deri në shtatorin vitit të kaluar, në Australinë kontinentale  jetonin 26 djaj të Tasmanisë. Ndërsa krijesat sot janë riprodhuar me sukses dhe janë të shumtë në numër. Sipas një organizate të turizmit në Australi, djajtë Tasmanian femra lindin midis 20 dhe 40 krijesa në të njëjtën kohë.

“Ne kemi punuar pa u lodhur për 10 vite për t’i kthyer Djajtë në pjesën e egër të Australisë kontinentale me shpresën se ata do të krijonin një vend të qëndrueshëm,” tha Animal Ark në një deklaratë të hënën.

Djajtë e Tasmanisë janë marsupialët më të mëdhenj mishngrënës në botë.  Ata  janë gjithashtu pastrojnë çdo gjë duke mbajtur  mjedisin e tyre të pastër nga sëmundjet. Në Tasmani, jetojnë vetëm 25,000 specie të tilla, sipas Aussie Ark.

“Ne kemi dashur gjithmonë, që t’i rikthejmë këto krijesa në territorin e sotëm dhe mund të them me bindje se ky është një moment historik,” tha Tim Faulkner, presidenti i Aussie Ark, në një video të postuar në Instagram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!