Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abdixhiku: Kurtit i bëmë një kërkesë dhe një ofertë, pa SHBA nuk duhet të ketë dialog me Serbinë

schedule12:44 - 26 Maj, 2021

schedule 12:44 - 26 Maj, 2021

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në kuadër të dialogut Kosovë Serbi, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur se i ka paraqitur kreut të qeverisë një qartësim, kërkesë dhe ofertë.

Abdixhiku thekson se i ka theksuar kryeministrit se dokumentat që ka pasur qeveria e kaluar në lidhje me këtë çështje tashmë i ka të gjitha ai në fdotë.

“Biseduam për çështjen e dialogut. Kryeministri na njoftoi për qëndrimet dhe pritjet e tij, ndërkaq ne bëmë një qartësim një kërkesë dhe një ofertë. Qartësimi ishte për dokumentet e dorëzuara dhe rikonfirmuam se të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar I janë dorëzuar kryeministrit. Bëmë një kërkesë për pozicionin politik që kjo qeveri duhet ta ketë dhe prezentojë dhe po e presim një pozicion të tillë.

Dhe bëmë një ofertë, ku i dorëzuam një dokument mbi pozicionin politik që ne mendojmë se Kosova duhet ta ketë. Ky dokument përmban parimet që duhet të mbrohen: Diskutimet mbi bazën e vendimit të GJND-së, mbrojtja e integritetit territorial dhe ruajtja e karakterit unitar dhe rendit kushtetues.Përderisa kryeministri e ka këtë dokument mund ta përdorë si platformë të tij. Përderisa vepron në bazë të saj, LDK është në rregull”, tha ai.

Abdixhiku foli edhe për pjesëmarrjen e SHBA-ve në dialog, pa të cilën ai tha se as nuk duhet të zhvillohet ky proces.

Pjesëmarrja e SHBA-së në dialog është e pakontestueshme dhe pa pjesëmarrjen e saj as që duhet të ketë dialog.  LDK është pjesë e dialogut dhe Kosova nuk ka nevojë për ekipë negociatore dhe për këtë ka vendim të Kushtetueses. Kurti e ka këtë obligim”, është shprehur ndër të tjera Abdixhiku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!