NATO reagon për ushtrinë e Kosovës: Një vendim që i përket autoriteteve në vend

schedule11:49 - 19 Tetor, 2018

schedule 11:49 - 19 Tetor, 2018

Pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri, një zyrtar i NATO-s deklaroi se është në dorën e autoriteteve të Kosovës të vendosnin për çdo ndryshim në strukturën, mandatin dhe misionin e FSK-së.
NATO mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj aktual. Nëse ky mandat ndryshon, Këshilli i Atlantikut të Veriut duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë. Deklarata është bërë nga një zyrtari i NATO-s për mediat britanike, në një përgjigje me e-mail, i cili ka dashur të mbesë anonim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!