Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Roman Protasevich, gazetari i cili inatosi diktatorin e fundit të Europës

schedule10:00 - 26 Maj, 2021

schedule 10:00 - 26 Maj, 2021

The Conversation

Roman Protasevich mesa duket nuk  është kërcënim për diktatorin e fundit të Europës. Një 26-vjeçar, që kurrë nuk ka mbajtur poste zyrtare dhe nuk ka kandiduar asnjëherë. Sidoqoftë, ajo që ka bërë ky gazetar dhe fitues i çmimit Sakharov nga parlamenti Europian për lirinë e të shprehurit, konsiderohet po aq e rrezikshme sa regjimi i Aleksandër Lukashenkos. Ai ka ndihmuar  botën të mësojë për  lëvizjen pro-demokracisë në Bjellorusi.

Gazetari dhe aktivisti Bjellorus ishte duke u kthyer për në Lituani kur avioni Ryanair më të cilin fluturonte u devijua nga rruga me pretekstin e alarmit për bombë  që si përfundim rezultoi i rremë.

Ishte e qartë se Protasevich ishte shënjestra e këtij operacioni kur policia e arrestoi atë së bashku me të dashurën e tij ruse, Sofia Sapega, një studente e juridikut. Nexta, kanali në platformën e mediave sociale Telegram që Protasevich themeloi është bërë një nga mjetet kryesore në lëvizjen bjelloruse të rezistencës që u krijua që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të verës së kaluar në të cilat Alexander Lukashenko pretendoi se kishte fituar, raporton abcnews.al

Aktivistët pro-demokracisë përdorin kanalin për të informuar mbështetësit për detajet e protestave si dhe për të publikuar raporte dhe imazhe të sulmeve brutale ndaj protestuesve nga shërbimet e sigurisë. Brenda Bjellorusisë, kontrolli i qeverisë së medias digjitale si dhe atyre tradicionale po forcohet çdo ditë e  më shumë.

Javën e kaluar Minsk bllokoi faqen e internetit të pavarur të lajmeve tut.by, media më e njohur jo-shtetërore e vendit. Të hënën u njoftuan kufizime të mëtejshme për gazetarët, duke përfshirë ndalimin e mbulimit të drejtpërdrejtë të protestave dhe të organizimit ose pjesëmarrjes në “ngjarje masive” për të cilat ata raportonin vazhdimisht.

Fakti që Nexta ka zyrat e saj në Poloni do të thotë që Minsk deri më tani nuk ka qenë në gjendje ta mbyllë atë. Por siç tha Protasevich të dielën, regjimi i Lukashenkos është i gatshëm të prishë marrëveshjet ndërkombëtare  duke ndëshkuar  personat që e sfidojnë atë.

Ka disa pyetje në lidhje me sigurinë e personaliteteve kryesore të opozitës Bjelloruse që jetojnë në mërgim – veçanërisht Svetlana Tikhanovskaya, gruaja e konsideruar si fituesja e vërtetë e zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020, raporton abcnews.al

Një nga strategjitë e saj është të takohet me udhëheqësit botërorë në mënyrë që të ruajë lëvizjen pro-demokracisë në agjendën ndërkombëtare dhe të bëjë presion për masa të mëtejshme kundër Lukashenkos.

Arrestimi i Protasevich e bën edhe një herë të qartë se udhëtimi, madje edhe midis vendeve demokratike, paraqet rreziqe të konsiderueshme për të gjithë figurat e opozitës Bjelloruse. Mënyra e tij  shërben si një paralajmërim se nuk ka strehim të sigurt për kundërshtarët e Lukashenkos.

Frika për sigurinë

Kur u bë e  qartë se avioni Ryanair do të ulej në Bjellorusi, Protasevich besohet se i tha një një pasagjeri tjetër se do të ekzekutohej. Ai nuk po e ekzagjeronte në fakt pasi emri i tij është në listën e terroristëve nga forcat e sigurimit të shtetit dhe dënimi për veprat terroriste në Bjellorusi është vdekja.

Burgu në Bjellorusi është një vend i rrezikshëm për këdo që arrestohet për krime politike, pavarësisht nga akuzat zyrtare. Protestuesit që  kanë qenë në paraburgim i janë nënshtruar abuzimit të rëndë fizik përfshirë torturat dhe përdhunimet. Të tjerët vdesin në rrethana të dyshimta.

Vetëm javën e kaluar, Vitold Ashurak , një anëtar i partisë opozitare Fronti Popullor Bjellorus, ka pësuar sulm fatal në zemër ndërsa vuante një dënim prej 5 vitesh në burg  për shkak të pjesëmarrjes në protesta.

Raportet shqetësuese të gjendjes së Protasevich u përhapën vetëm disa orë pas  arrestimit të tij. Nëna e gazetarit mori mesazhe se djali i saj ishte shtruar në spital për shkak të problemeve me zemrën.


Megjithatë të hënën në mbrëmje, një video e Protasevich u postua në një kanal të Telegram pro-regjimit. Pavarësisht se kishte shenja në fytyrë, gazetari mohoi çdo keqtrajtim ose problem shëndetësor dhe tha se do të bashkëpunonte me autoritetet, duke përfshirë rrëfimin për organizimin e “trazirave masive” në Minsk.

Tikhanovskaya gjithashtu postoi një video dukë dhënë një rrëfim bindës pak para se të ikte nga Bjellorusia në gusht të vitit 2020. Ajo më vonë konfirmoi se ishte detyruar ta bënte atë video,  pasi ishte kërcënuar.

Tashmë vëmendja është rikthyer në masat që BE dhe të tjerët mund të marrin kundër Lukashenkos , por është gjithashtu e rëndësishme të përqendrohemi në atë që tregon kjo ngjarje e fundit për politikën në Bjellorusi, raporton abcnews.al

Ndërsa mund të duket se Lukashenko  ka të gjitha kartat në dorë, fakti që regjimi është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të sulmuar kritikët e tij është një shenjë e brishtësisë sesa e forcës. Një udhëheqës politik i cili ka  në kontroll të gjithë  shoqërinë nuk ka nevojë të arrestojë qytetarë për veshjen e çorapeve të gabuara(veshjet apo sendet me ngjyerat e flamurit të opozitës janë të ndaluara në Bjellorusi ), e lëre më të rrëmbejë një avion për të rrëmbyer një gazetar të ri.

Këmbëngulja e regjimit për të shuar çdo manifestim sado i vogël qoftë, përputhet vetëm me vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e njerëzve të zakonshëm që vazhdojnë ta sfidojnë atë. Megjithëse shtypja dhe dhuna deri më tani i kanë mundësuar Lukashenkos që të kapet fort pas pushtetit, i cili  thuhet se ka përçarje brenda forcave të sigurisë që janë mjeti i tij i fundit kundër opozitës.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se ky regjim nuk ka shumë për të ofruar. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!