Një person është plagosur në këmbë pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Hoçë të Prizrenit mbrëmjen e sotme.
Lidhur me rastin është arrestuar një 21 vjeçar me inicialet F.K. Kjo u bë e ditur nga një komunikatë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.
Në njoftim thuhet se të plagosurit i është dhënë ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia bën të ditur se në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar arma, dy gëzhoja të pistoletës dhe një kaçavidë./ Gazeta Ekspres