Aktori i famshëm, Danny Masterson do të gjykohet për përdhunimin e tri grave 20 vite më parë.
Gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Qarkut të Los Anxhelos Charlaine, F. Olmedo urdhëroi që aktori të gjykohej për tre akuza që mund ta çonin atë për 45 vite pas hekurave.
Prokurorja paraqiti provat e saj, që përfshinin dëshmi dramatike dhe emocionale nga tre gra, që morën guximin për të thënë se Masterson i përdhunoi në vitin 2001 dhe 2003.
Nga ana tjetër, Masterson ka mohuar akuzat. Avokati i tij, Thomas Mesereau, tha se Masterson kishte marrëdhënie seksuale konsensuale me gratë dhe se ai do të provonte pafajësinë e klientit të tij.
Ndërkohë gjykatësi tha se shpjegimet e grave janë të besueshme dhe se mësimet e kishës i kanë ndaluar ato të mos raportonin akuzat në polici për vite me radhë./abcnews.al