Krimi që tronditi Greqinë në Glyka Nera ende nuk ka autorë. Mediat greke shkruajnë se bazuar te informacionet nga hetimet në banesën e çiftit nuk është gjetur asnjë gjurmë me rëndësi, që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e grabitësve.
“Nga hetimi dhe gjurmët që u dërguan në laboratorin e policisë greke nuk u zbulua asgjë” shkruan “Ta Nea”. Hetimi, shkruhet në artikullin e sotëm “është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer grabitje të dhunshme, të cilët ishin liruar kryesisht nga Kreta” theksohet më tej.
Ndalimi i një gjeorgjiani në tentativë për t’u arratisur nga Greqia nuk i çoi autoritetet në zbulimin e të dhënave të reja për vlefshme për hetimin. Gjatë grabitjes tre grabitësit lidhën burrin dhe mbytën gruan e tij 20-vjeçe në sy të foshnjës, ndërsa morën një shumë të hollash dhe sende me vlerë.
Piloti grek Babis Anagnostopoulos vendosi që ditën e hënë të kalonte për herë të fundit pragun e derës së vilës ku grabitësit i morën jetën gruas së tij 20-vjeçe në Glyka Nera duke u larguar bashkë me foshnjën 11-muajshe. / db/ Abcnews.al