Presidenti Joan Laporta dhe Ronald Koeman do të takohen këtë pasdite për të përcaktuar të ardhmen e trajnerit të Barcelonës. Laporta arriti në zyrat e Camp Nou pas orës 11:15, së bashku me sekretarin e tij.
Pavarësisht spekulimeve për praninë e agjentit të Koeman, burimet e klubit katalanas e kanë mohuar këtë informacion. Nga ana tjetër, ata kanë konfirmuar se presidenti Laporta dhe Koeman do të takohen vonë pasdite për të vendosur të ardhmen e trajnerit.
Laporta do të shoqërohet nga Mateu Alemany, drejtori i përgjithshëm i klubit dhe nënkryetari sportiv i Barcelonës, Rafa Yuste. Të gjithë sytë janë në Barcelonë këtë pasdite. /abcnews.al