Një 9-vjeçar nga Indiana duke pastruar makinën që familja e tij bleu në shtator bëri një zbulim që babai i tij e kishte të vështirë të besonte: Gjeti plot 5,000 dollarë.
Landon Melvin, teksa pastronte makinën në Plainfield, gjeti një zarf që përmbante paratë.
Djali i tregoi babait të tij, Michael Melvin, për zbulimin në automjet, të cilin familja e kishte blerë në shtator të vitit 2020, por babai i tij e kishte të vështirë të besonte se ishte e vërtetë.
Melvin kontaktoi pronarët e mëparshëm të makinës, një familje e Karolinës së Jugut. Familja u tha atyre se ata kishin vendosur gabimisht zarfin e parave gjatë një udhëtimi për në bregdet në vitin 2019.
Ndërsa familja këmbënguli që Landon Melvin të mbante 1.000 dollarë të parave si tarifë për gjestin e veçantë që bëri vogëlushi ndaj tyre./abcnews.al