Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord të dhurojnë të paktën 100 milion doza vaksinash anti- Covid për vendet e varfra deri në fund të vitit. Pas një samiti që zgjati 2 ditë në Bruksel, 27 udhëheqësit ranë dakord se do të vazhdojnë përpjekjet “për të rritur kapacitetet globale të prodhimit të vaksinave në mënyrë që të plotësojnë nevojat globale”.
Udhëheqësit gjithashtu bënë thirrje “që të rritet puna për të siguruar qasje të barabartë të vaksinave globalisht dhe theksuan edhe njëherë mbështetjen e tyre për programin e mbështetur nga OKB, Covax.
Covax synon të sigurojë qasje të barabartë të vaksinave anti-Covid për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme./abcnews.al