Pas rezultatit negativ për drogë, vokalisti i “Maneskin” ironizon francezët

schedule14:07 - 25 Maj, 2021

schedule 14:07 - 25 Maj, 2021

Pas fitores së Eurovision, grupi Maneskin u përball me akuza për përdorim droge pas një videoje ku dukej sikur vokalisti Damiano David po merrte kokainë. Organizatorët e festivalit reaguan përmes një deklarate ditën e djeshme, duke thënë se pasi iu nënshtrua testit për drogë, ai kishte rezultuar negativ.

“Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion. Gjithashtu këngëtari i grupit Maneskin mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga EBU”, thuhej në reagim.

Rock Band Maneskin Wins Eurovision Song Contest for Italy | Voice of America - English

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Damiano përmes një postimi në rrjete sociale, ku teksa ka publikuar rezultatin e testit, ka thumbuar Francën e cila kërkoi skualifikimin e Italisë për shkak të këtyre akuzave. “Voila”, ka shkruar ai duke ironizuar francezët.

Kujtojmë që Franca u rendit e dyta ndjekur më pas nga artisti shqiptar, Gjon Muharremaj që përfaqësonte Zvicrën. Ndërkohë Anxhela Peristeri u vlerësua me 35 pikë nga publiku dhe 22 nga juria profesioniste duke dalë në vend të 21-të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!