Pas skualifikimit nga gara, grupi për PD ka kërkuar rikthimin e Ibsen Elezit në listën e kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike. Edvin Kulluri u shpreh se Elezi ka kontribute reale në favor të demokracisë.
“Kërkesa që kemi dërguar në PD për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Grupi për PD konstaton se përjashtimi nga gara e Elezit është anti-demokratik. Ai ka kontribute reale në favor të PD. Prej disa vitesh ka kontribute të thella në PD.
Kërkojmë kthimin e Elezit në garë. Komisioni është i detyruar të vërë në dispozicion listën e anëtarësisë së PD. Të rishikohen listat. Të hartohet një axhendë e përbashkët e kandidatëve për të shpalosur platformat. Zyra e organizimit dhe degëve”, u shpreh Kulluri.
Vetë Elezi deklaroi se është përjashtuar për shkak të fjalës së lirë, ndërsa shkoi në akuza për PD duke deklaruar se “gjykata” brenda partisë nuk funksionon.
“Kam kërkuar reformimin e Partisë Demokratike. Procesi zgjedhor dhe vota e lirë janë themelet e demokracisë. Kemi ndërtuar një shtëpi dhe kemi hyrë brenda. E kanë shumë kollaj të lëvizin themelet. Duhet të riparojmë themelet e shtëpisë dhe të krijojmë kolona të forta. Jemi para trysnisë rrini ulur se na shembet shtëpia dhe na zë brenda.
Nuk mund të rrimë më frikë gjithmonë. Unë jam përjashtuar për fjalën e lirë. Ajo që unë dua të bëj, duhet ta ndjek nga ana institucionale. Duhet t’i tregojmë njerëzve që ka një rrugë. Po përballemi me fenonemin që është përballë drejtësia kaq vite. Kështu është edhe brenda PD. Nuk funksionon gjykata brenda partisë. Këto modele e kanë kapur peng edhe demokracinë edhe Shqipërinë”, deklaroi Elezi. /mv.abcnews.al