A do të ketë një valë të re pandemie në vjeshtë dhe dimër? Flasin ekspertët

schedule09:01 - 25 Maj, 2021

schedule 09:01 - 25 Maj, 2021

Ndërsa Amerika po përpiqet të rikthehet në normalitet, shkencëtarët kanë theksuar se një valë e re ka të ngjarë të ndodhë dimrin e ardhshëm, por nuk janë ende të sigurt  se cili do të jetë shkaku.

Ali Mokdad, një profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Uashingtonit, tha se ekzistonte mundësia e një vale të re  pavarësisht nga  zhvillimi i  vaksinave në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa rastet dhe viktimat kanë shënuar rënie në  SHBA gjatë verës, ai tha, se rastet do të rriten përsëri në vjeshtë dhe ndoshta edhe më shumë në dimër.

Numri i viktimave do të varet kryesisht nga niveli i vaksinimeve si dhe nga përhapja e varianteve. Për të parandaluar një valë të re të COVID-19, tha Mokdad, ai beson se 80% -85% e popullsisë duhet të vaksinohen deri në fund të vitit, raporton abcnews.al

Për shkak të dobësimit të imunitetit nga vaksinat, ai beson se njerëzit që u vaksinuan midis periudhës dhjetor 2020 dhe shkurt 2021 ndoshta do të kenë nevojë për një dozë përforcuese përpara dimrit.  Mokdad gjithashtu nuk ka rënë dakord me rekomandimin e ri të CDC për të hequr maskat duke theksuar se për shkak të përdorimit të reduktuar të maskës, rastet e COVID-19 pritet të rriten gushtin e ardhshëm.

Peter Katonah, profesor i mjekësisë dhe shëndetit publik në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles (UCLA), tha se ishte e rrezikshme të bësh parashikime, por  tha se ekziston mundësia e një vale të re. Vaksinat aktualisht duket se mbrojnë nga COVID-19, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku rastet janë ulur ndjeshëm.

Preeti Malani, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Miçiganit, tha se kohëzgjatja e imunitetit është e panjohur. Në çdo rast, tha ai, ne nuk do të jetojmë në një botë pa COVID-19. Le të shpresojmë që rastet do të ulen, dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla. Duke vaksinuar shumicën e  popullsisë mund të arrijmë nivelin e imunitetit deri në 70%, raporton abcnews.al

Sipas tij, përhapja e virusit varet se sa përqind e komunitetit është imunizuar. Një  tjetër gjë që mbetet e panjohur është sa zgjat mbrojtja e vaksinës. Aktualisht, varianti britanik (B.117) dominon në SHBA por vendi nuk ka regjistruar rritje të viktimave si në vendet e tjera, tha Mokdad.

Por kjo situatë mund të ndryshojë nëse mbizotëron variant brazilian apo afrikan, sepse vaksinat janë më pak efektive kundër tyre. Katonah thotë se ai nuk është aq i shqetësuar për variantet në krahasim me disa muaj më përpara.

David Hardy, një profesor në Shkollën Mjekësore Keck, tha se nuk ende nuk dihet se sa efektive janë vaksinat aktuale kundër varianteve. Ai gjithashtu nuk ka rënë dakord me sezonalitetin e SARS-CoV-2, raporton abcnews.al

Rritja e rasteve dimrin e kaluar, vuri në dukje ai, u vu re në Bregun Perëndimor sesa në Verilindje, ku një rritje sezonale ishte e pritshme për shkak të temperaturave. Rritja e rasteve në nëntor dhe dhjetor nuk ndodhi për shkak të ndryshimeve në kushtet klimatike, por për shkak të ndryshimeve në sjelljen e njerëzve.

Ndërsa ekspertë të tjerë kanë shprehur shqetësimin  në lidhje me imunitetin ndaj vaksinave që mund të zvogëlohet deri në fund të vitit. Imuniteti zhvillohet me kalimin e kohës në të dy llojet e gripit A dhe B, edhe nëse dikush është vaksinuar rregullisht apo nëse janë vaksinuar vetëm gjatë  viteve të  fundit, theksoi ai.

Mokdad tha gjithashtu që, edhe nëse kemi një rritje të konsiderueshme të rasteve në dimër, nuk do të kemi rritje në numrin e viktimave si në dhjetor dhe janar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!