India raporton mbi 196 mijë raste, shifra më e ulët ditore që nga 14 Prilli

schedule08:25 - 25 Maj, 2021

schedule 08:25 - 25 Maj, 2021

India ka raportuar  196,427 raste të reja në 24 orë, shifra më e ulët që nga 14 Prilli, sipas të dhënave nga Ministria  e Shëndetësisë. India ka raportuar 3,511 viktima,  shifra më e ulët që nga maji.Të hënën, India u bë vendi i tretë më numrin më të lartë të viktimave  pas Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ministria Indiane e Shëndetësisë tha se numri i të infektuarve kishte rënë në 12.6%. Sidoqoftë, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Sëmundjeve, Sujeet Singh, paralajmëroi që shkalla e rritjes së rasteve vazhdon të jetë “shqetësuese”, sipas një njoftimi për shtyp nga ministria e shëndetësisë.

India ka raportuar  26,948,874 raste dhe 307,231  viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!