Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Elezi: I shpallur “non grata”, mendimi ndryshe nuk pranohet

schedule22:54 - 24 Maj, 2021

schedule 22:54 - 24 Maj, 2021

Ibsen Elezi u përjashtua nga Kryesia e Partisë Demokratike për të kandiduar për kryesin e kësaj force politike.

Ndërkohë në një lidhje live në emisionin “Log.” në ABC, Ibsen Elezi, ka thënë se ai nuk i di arsyet se pse nuk u lejua që të kandidojë, ndërsa ka theksuar se në PD ende nuk është krijuar ideja që një zë kundër është diçka demokratike.

“I shpallur non grata. Besoj për shkaqe të parimit brenda partisë. Kaq e thjeshtë”

“ Po të flasësh dhe të shprehësh mendimin lirshëm në partinë Demokratike. Akoma nuk është krijuar kultura që të pranohet si diçka demokratike”

“Atë nuk e di arsyet i dinë ata.” tha Ibsen Elezi.

Kryesia e Partisë Demokratike ka votuar unanimisht për të shpallur si kandidatë për kreun e këtij subjekti politik Lulzim Bashën, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj. Zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen në datën 13 qershor me parimin “një anëtar, një votë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!