Agron Shehaj një nga kandidatët për të marrë drejtimin e PD-së në zgjedhjet e 13 Qershorit u shpreh edhe njëherë duke këmbëngulur që të mos japë asnjë mendim për vendimin e SHBA-së për të shpallur “non grata” Sali Berishën.
“Këtu nuk është çështje besimi, unë qëndrimin tim e kam thënë. Berisha është lideri historik i PD-së, përsa i takon shpalljes “non grata” nga DASH, nuk kam ndërmend të jap një mendim. Qëndrimi i PD-së? Nuk kam një koment” tha ai te Syritv.
E ndërsa akuzoi Edi Ramën, ai tregoi se cila është zgjidhja sipas tij? “Shqipërisë i duhet një opozitë si ajo që mund të bëj unë, që ta bëjmë PD një parti moderne, që afrojmë persona të aftë, ku vendin anëtarët dhe jo një njeri i vetëm” tha Shehaj./ db/ Abcnews.al