Shumë ndryshime do të ndodhin te Barcelona gjatë merkatos së verës. “Fshesës” së presidentit Joan Laporta nuk do i shpëtojë as Roland Koeman. Shumë emra përfliten si pasues të trajnerit holandez në stolin e ekipit katalanas.
Xavi vijon të mbetet favorit, por në skenë ka dalë një tjetër teknik spanjoll. Marca thekson se edhe Mikel Arteta ka shanse për të marrë drejtimin e Barcelonës. Laporta e pëlqen, por trajneri i Arsenalit ka edhe të tjera brenda klubit që janë pro tij.
Arteta u bë pjesë e Barçës kur ishte 15 vjeç, por tre vite më vonë u transferua te PSG. Tani është koha për t’u rikthyer në “Camp Nou” si trajner, edhe pse Arsenali nuk ka ndërmend ta lërë të lirë për momentin.
39-vjeçari preferohet nga Barcelona për futbollin që praktikon, i ngjashëm me filozofinë e veçantë katalanase. Për tre vite radhazi (2016-2019) punoi si ndihmës i Pep Guardiolës te Manchester City, kështu që nuk ka si të jetë ndryshe. /abcnews.al