Në aeroportin e Rinasit tashmë mund të kryeni testin anti-covid për të udhëtuar të sigurt.
ALNET, rrjeti laboratorik pjesë e spitalit Amerikan, tashmë e ofron këtë shërbim për të gjithë udhëtarët, duke i ulur kostot e pritjes, pasi përgjigja del brenda 90 minutash.
Menaxherja e cilësisë në ALNET, Jona Kajtazi është shprehur se tashmë të gjithë udhëtarët kanë mundësi që të marrin këtë shërbim pa humbur kohë dhe me pak shpenzime.
“Në kuadër të një projekti bashkëpunimi të përbashkët mes aeroportit ndërkombëtarët të Tiranës dhe ALNET kemi hapur një pikë laboratorike në këtë ambient për ti ardhur në ndihmë qytetarëve për të lehtësuar ato nga pikëpamja ekonomike dhe kohore. Shërbimi do të jetë në dispozicion për 7 ditë të javës me çmime promocionale ekskluzive vetëm për udhëtarët”, ka thënë ajo.
ALNET është rrjeti më i madh laboratorik në vend, me 22 pika në të gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë. Laboratori ofron 1600 ekzaminime të ndryshme me Çmime të favorshme për të gjitha llojet e tyre./abcnews.al