Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekja psikiatre: Shenjat e stresit post traumatik tek fëmijët, si duhen trajtuar

schedule08:52 - 24 Maj, 2021

schedule 08:52 - 24 Maj, 2021

Mjekja psikiatre në Spitalin Amerikan, Elona Dashi shpjegoi shenjat e para të sjelljes së fëmijëve pas një traume që përjetojnë. E ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, psikiatrja tha se stresi post traumatik mund të ndikojë tek personaliteti, socializimi me të tjerët si në moshën fëminore por edhe në adoleshencë.

Ajo thotë se simptomat ndryshojnë nga fëmijët tek adoleshentët dhe se trajtimi duhet të variojë sipas grupmoshës së pacientit. Më tej, psikiatrja theksoi se është e nevojshme të jepet ndihma e menjëhershme pasi ky çrregullim mund të vazhdojë me vite, duke dëmtuar funksionimin akademik apo social.

“Në grupmoshën deri në 6 vjeç, loja është elementi kryesor që domethënë simptomat i shohim nëpërmjet lojës. Ndryshojnë mënyrën se si bëjnë lojën apo bëjnë një lojë të përsëritur, bëjnë shpesh përsëritje të episodeve të ngjarjes apo tentojnë të bëjnë vizatime dhe biseda që lidhen direkt me temën e përjetuar.

Tek kjo grupmoshë vihen re të qara pa shkak, reagime emocionale që nuk kanë qenë prezente më përpara janë të shpeshta ato të cilat konsiderohen si simptomat e lidhura me frikën me ankthin tek fëmijët. Kur flasim për adoleshentët, mbizotërojnë simptomat e lidhura me humorin, është humori i rëndë, izolohen në vetvete. Mund të kenë simptoma të lidhura me ndjenjën e fajësisë dhe fillojnë të mendojnë se mund të jetë faji i tyre për ngjarjen që kanë përjetuar.

Fillojnë të mos frekuentojnë aktivitete apo jetën sociale që bënin më përpara. Janë të shpeshta çrregullimet e përqendrimit, kanë shpërthime emocionale. Por një grup tjetër simptomash janë të lidhura ose me mbi reagimin ndaj situatave të ngjashme ose nga ana tjetër, kanë një lloj shmangie të gjithë situatave që janë të ngjashme.”, tha mjekja.

Më tej, ajo shpjegoi dhe trajtimin që duhet ndjekur për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve. “Tek fëmijët është e rëndësishme të fillohet me psikoterapitë, dy janë bazat psikoterapia dhe farmakoterapitë. Për fëmijët më të vegjël psikoterapitë janë linja e parë dhe më së shumti janë terapitë konjitive që kanë në fokus traumën. Por duhet të kemi kemi parasysh moshën e fëmijës që kemi përballë.”, tha mjekja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!