India ka regjistruar 4,454 viktima në 24 orë duke çuar numrin e përgjithshëm në 300.000 mijë. Ndërkohë vendi ka shënuar 222,315 raste duke çuar numrin e përgjithshëm në 26,75 milion, sipas të dhënave të ministrisë.
Numri i të shëruarve ka shkuar në 23,728,011 ndërsa 2,720,685 janë raste aktive, me 8,944 prej tyre që janë në gjendje kritike. Një valë e dytë vdekjeprurëse gjatë javëve të fundit ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor, me spitalet që po luftojnë për të përballuar fluksin e pacientëve.
Vetëm në 26 ditët e fundit, vendi ka regjistruar 102,533 viktima nga Covid-19. Disa ekspertë thonë se numri i vdekjeve ditore mund të shënojë shifra edhe më të larta.
India është vendi më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

