Edi Rama i spektaklit të humorit “Kosherja” është shfaqur shumë entuziast lidhur me fitoren e mandatit të tretë.
Ai ka mbajtur një fjalim lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, ku e ka konsideruar fitoren si diçka që e ka sjellë ai për qytetarët.
Sakaq Rama i luajtur nga aktori Denis Kurushi, ka premtuar se ai si një perëndi do t’i ndihmojë dhe do t’i nxjerr faqebardh.
“Fitoren nuk e gjeta në mes jush, atë jua solla unë. Këtë mbretëri, këtë mandat të tretë nuk jua dhash unë, ju gjeta të armatosur. Fitoren e mandatit të tretë e kishit kudo, në ballë, nëpër xhepa. Shpërndajeni tani, le të vazhdojmë mandatin e tretë për Shqipërinë. Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar. Nuk ju ka ngelur asgjë veç Mulit, Xhelalit, Gazit edhe Mondit. Ngrijeni flamurin përpara dhe rrëfehuni burra si ngahera, unë perëndia do t’ju ndihmojë dhe do t’ju nxjerr faqebardh”, tha Rama.l.k/abcnews.al