“Ma shpifin, s’e dua Juven në Champions”, sulmuesi i Bologna ndez atmosferën

schedule14:58 - 23 Maj, 2021

schedule 14:58 - 23 Maj, 2021

Fitorja është alternativa e vetme e Juventusit në takimin e mbrëmjes së sotme që luan jashtë shtëpie me Bologna. Bardhezinjtë presin edhe dhuratë nga Atalanta ose Hellas Verona për të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, ekipi i Andrea Pirlos duhet të fokusohet te sfida ndaj djemve të Sinisa Mihajlovic. Njëri prej tyre po e pret me padurim këtë takim. Nicola Sansone ka qenë tifoz i Milanit në të kaluarën dhe sonte (20:45) shpreson t’i japë një dorë kuqezinjve.

 

Sansone

Ju premtoj që nuk jam më tifoz i Milanit që prej momentit që debutova në futbollin profesionist. Kam pasur simpati për ekipet e Milanos, por për Juventusin kurrë, asnjëherë s’i kam dashur. Do japim gjithçka ndaj tyre, nuk dua që të shkojnë në Champions“, deklaroi sulmuesi italian. /abcnews.al