Moti i keq godet Kinën, humbin jetën 21 sportistë

schedule12:04 - 23 Maj, 2021

schedule 12:04 - 23 Maj, 2021

Njëzetenjë vrapues kanë humbur jetën gjatë një gare pasi moti ekstrem goditi Kinën veri-perëndimore. Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut përfshiu të shtunën vendin, ndërsa mbahej ultramaratona 100 km (60 milje) në Yelloë River Stone Forest, një vend turistik në provincën Gansu.

Gara u ndërpre kur disa nga 172 vrapues u zhdukën.  Zyrtarët thanë se 151 vrapues u konfirmuan të sigurt dhe se tetë prej tyre u plagosën. Gara filloi në 9:00 me kohën lokale (01:00) të shtunën, disa nga garuesit u nisën të veshur vetëm me pantallona të shkurtra dhe bluza.

Pjesëmarrësit e mbijetuar thanë se parashikimi kishte treguar erë dhe shi ishte, por asgjë aq ekstreme sa ajo që ata përjetuan.

Rreth tre orë pas fillimit, një pjesë malore e garës u godit nga breshëri dhe shiu i madh, të cilët bënë që temperaturat të binin, sipas zyrtarëve nga qyteti i afërt Baiyin.

Shumë vrapues thuhet se humbën rrugën e tyre në itinerar pasi moti ndikoi në dukshmërinë. g.v/abcnews.al